Nën masa të rrepta sigurie kanë hyrë sot në gjykatë 28 personat e arrestuar dy ditë më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Pritet të zhvillohet seanca për marrjen e masës së sigurisë.
Pranë gjykatës së shkallës së parë në Vlorë, janë mbledhur familjarë të shumtë të personave të arrestuar.
Arrestimi i këtyre personave ka ardhur pas një hetimi 6 mujor në qytetin e Vlorës. Përveç të arrestuarve janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë që kanë lidhje me grupin kriminal.
Të arrestuarit në Vlorë janë nga fshatrat Kuç, Kallarat, Tërbaç, Vranisht, , Bashaj, Poro por edhe nga Gjirokastra e Tirana.