Dëmtoi syrin gjatë protestës/ Efektivi i policisë niset për Turqi, përcillet nga Manastirliu dhe Ardi Veliu

Aktualitet
Dëmtoi syrin gjatë protestës/ Efektivi i policisë niset

Efektivi i policisë Fadil Allaraj, që u dëmtua në sy gjatë protestës në Tiranë do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë në sy në Turqi. Ai është nisur mbrëmjen e djeshme teksa ishte i shoqëruar në aeroport nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka postuar në Facebook disa foto të tij në aeroport.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efektivi i policisë ishte i shoqëruar gjithashtu dhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të cilët e kanë përcjellë deri në aeroport.

Fadil Allaraj u dëmtua gjatë ditës së parë të protestës në Tiranë ku një cop xham i hyri në sy duke i rrezikuar kështu dhe shikimin.

Menjëherë ai iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në shërbimin e Okulistikës, por dëmtimi ishte i rëndë dhe i duhej dhe një ndërhyrje tjetër e dytë.

Përveçse rrezikon të humbasë njërin sy, efektivi është në gjendje të rënduar psikologjike prej situatës që ka kaluar.

ME TE LEXUARAT