Çifti i mësuesve humb jetën nga Covid-19, vdesin të përqafuar me njëri-tjetrin

Bota

Një çift i martuar që punonin si mësues në Teksas humbën jetën si pasojë e komplikacioneve me Covid-19, por pavarësisht kësaj çastet e fundit të jetës i pritën duke kapur duart së bashku.

Paul Blackwell, 61 vjeç dhe Rose Mary Blackwell 65 vjeç vdiqën të dielën në spitalin Harris Methodist në Fort Worth duke ndarë edhe një përqafim të fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paul Blackwell jepte edukim fizik dhe ishte trajner futbolli në Shkollën e Mesme Fannin për pesë vjet.

Gruaja e tij Rose ishte një mësuese e klasës së dytë dhe sapo festoi vitin e saj të 20-të duke punuar në Travis Worlf Language Academy,

Djali i Paul, Christopher Blackëell tha se ata morën virusin dhe u kontrolluan në një spital në fillim të dhjetorit.

Menjëherë më pas iu desh aparaturë oksigjeni për të marrë frymë.

Javën e kaluar spitali u tha anëtarëve të familjes se çifti nuk do të mund të mbijetonte dot.

Në momentin e fundit të jetës, punonjësit e spitalit bashkuan shtretërit e tyre krah për krah dhe I bashkuan duart për momentin e tyre të fundit./Lajm I Fundit

ME TE LEXUARAT