Kryeministri britanik, Boris Johnson sot i doli në mbrojtje vendimit të qeverisë së tij për të lehtësuar kufizimet e pandemisë gjatë sezonit festiv.
Sipas tij do të ishte çnjerëzore ndalimi i Krishtlindjeve.
“Unë dua të jem i qartë, ne nuk duam të ndalojmë Krishtlindjen , ta anulojmë atë,” u tha ai gazetarëve.
“Dhe sinqerisht mendoj se do të ishte çnjerëzore dhe kundër instikteve të shumë njerëzve në këtë vend,” shtoi ai.
Johnson, megjithatë, theksoi se qytetarët duhet të planifikojnë vetëm “Gëzuar Krishtlindjen e vogël” dhe duhet të jenë të kujdesshëm, por asesi të ndalohen bashkimet familjare, megjithëse numri i rasteve Covid-19 po rritet në shumë zona.