Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bebe Rexha e shokuar: Tezja ime gati sa nuk vdiq mbrëmë e infektuar me Covid, spitalet janë shumë të mbingarkuara

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur për trajtimin e keq në spital dhe kapacitetet e dobëta mjekësore në Amerikë. Kjo për faktin se tezja e saj gati sa nuk vdiq pas infektimit me Covid-19.

“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Ajo pothuajse vdiq mbrëmë. E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere. Ajo tha se ndihet si të ishte bagëti. Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit nëse nuk je duke vdekur”, shkruan Bebe në Twitter.

Ndërkohë të martën, Rexha shkroi se pas kontaktit me një doktoreshë në Los Angeles, kishte mbetur e habitur kur kishte marrë vesh se vendi është me kapacitete të paketa mjekësore për shkak të pandemisë globale.

“Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milionësh. Disponueshmëria e ICU (njësinë e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 shtretër të ICU të mbetur”, shkroi këngëtarja me prejardhje shqiptare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet