Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Bashkëpunëtore e shkëlqyer”, ja kush është zonja që emëron Rama në krye të ministrisë së Bujqësisë

Kryeministri Edi Rama që njoftoi përmes Twitter-it emërimin e Blendi Çuçit si ministër të ri të Brendshëm, tregoi edhe se kush do të ishte zëvendësja e tij tek Bujqësia.

Rama tha se këtë post ia kishte besuar një bashkëpunëtoreje në përkushtuar në çdo detyrë, si Milva Ikonomi.

STATUSI I RAMES
Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.

KUSH ESHTE MILVA IKONOMI
Milva Ikonomi lindi në 1962 në Tiranë. Ajo u diplomua në Universitetin Bujqësor të Tiranës me një diplomë në Statistikë dhe Ekonomi. Po ashtu zotëron një diplomë master në administrim-biznes nga Universiteti i Tiranës.

Nga 1994 deri në 2005 ishte drejtore e Institutit Shqiptar të Statistikave. Në 2013 ajo u emërua zv.ministre e Shëndetësisë.Në Shkurt 2016, si rezultat i një ndryshimi në qeveri, ajo drejtoi ministrinë shqiptare të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Milva Ekonomi është nënë e dy vajzave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet