Balluku për aeroportin nga Kukësit: Kemi sfiduar edhe Tiranën

Aktualitet
Balluku për aeroportin nga Kukësit: Kemi sfiduar edhe Tiranën

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme ka qenë në Kukës, ku inspektojë nga afër punimet e aeroportit të ri atje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Balluku bëri me dije se projekti i aeroportit do të gati në kohën që është parashikuar.

Këtë ngjarje e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi nga rrjeti I tij social Facebook, është duke u punuar me ritme të larta për realizimin e projektit.

Në këtë kantier kemi një konglomerat kompanish. Ka edhe kompani të huaja që punojnë këtu. Jemi në një aeroport që është ndërtuar për qëllime militare, i ndërtuar në emergjencë gjatë luftës së Kosovës, por këtu po ndërtohet një aeroport i ri.

Na duhet të themi që edhe terminali ekzistues nuk ekziston më. Jemi në përfundim të terminalit të ri që është me dy kate. Kemi sfiduar edhe Tiranën”, u shpreh ministrja.

Ridgers Mema, përfaqësues i “Kukës International Airport”, bëri të ditur se punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe se synohet që ato të përfundojnë në fund të muajit shkurt, për t’i lënë më pas kohën testimeve të nevojshme për t’u certifikuar si aeroport ndërkombëtar.

Balluku tha se ky aeroport për shkak të relievit gjeografik, konsiderohet si aeroport me komplikacione.

“Aeroporti i Kukësit për shkak edhe të relievit gjeografik, të motit të ashpër gjatë dimrit konsiderohet një aeroport me komplikim sa i përket navigimit ajror. Por ne e kemi zgjidhur këtë pjesë, në bashkëpunim edhe me kolegët në Kosovë. Kemi dizenjuar një procedurë të shkëlqyer në bashkëpunim me pilotët e Air ALbania dhe kemi arritur që të jemi shumë afër përfundimit të këtij projekti ambicioz”, u shpreh ministrja.

ME TE LEXUARAT