Babai vrau vajzën dhe veten në Prizren, dyshohet të këtë shtënë me armë aksidentalisht në drejtim të vajzës

Kosovë&Rajon
Babai vrau vajzën dhe veten në Prizren, dyshohet të

Në shtëpinë që ndodhet në lagjen “Edit Durham” të Prizrenit, janë gjetur dy trupa të pajetë mbrëmjen e së martës. Viktimat janë kryefamiljari me inicialet S.M, zyrtar në policinë kufitare dhe vajza e tij.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se zyrtari policor me armën zyrtare ka shtënë aksidentalisht në drejtim të vajzës, e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që i ndjeri po përgatitej për të shkuar në punë. Të pranishëm në vendin e ngjarjes kishin qenë edhe anëtarët e tjerë të familjes, bashkëshortja dhe djali i të ndjerit.

Kryeprokurori i Prokurorisë për Rajonin e Prizrenit, Admir Shala ka treguar se trupat e viktimave 52 dhe 21 vjeçare janë dërguar për autopsi.

ME TE LEXUARAT