Atentat me 6 plumba taksitit, Dyshohet se sulmi është pjesë e serisë së hakmarrjeve në Rreshën

Aktualitet
Atentat me 6 plumba taksitit, Dyshohet se sulmi është pjesë e

Anton Keli sapo ka parkuar makinën është nisur në drejtim të banesës së tij.

Pikërisht në ketë vend autoret i kishin zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij 6 herë me pistoletë ndërkohë që 6 plumba e kanë kapur në trup. Anton Keli është drejtuar për të kërkuar ndihmë në marketin e lagjes ku ka treguar se e kanë plagosur, menjëherë është njoftuar ambulanca dhe është dërguar në spital por që nuk ia doli të mbijetonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasja që ndodhi mbrëmë në Rrëshen nuk ka akoma një autor edhe pse policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër mjaft të lartë të personave që mund të kishin dijeni.

Anton Keli i cili punonte si taksist, është nip në fisin Gjini kujtojmë këtu se Armando Gjinit iu bë atentat pranë katedrales së Rrëshenit 1 vit më parë dhe Preng Gjinit që iu vendos eksploziv në automjet.

Në fakt policia po heton për ketë vrasje në disa pista pra jo vetëm për konfliktet që kanë fisi Gjini dhe fisi Reci me njëri tjetrin por edhe për ndonjë shkak apo problem që mund të kishte pasur viktima i cili nga banorët e lagjes në të cilën jetonte konsiderohet si tip i qetë dhe jo problematik.

Për vrasjen ka reaguar edhe dioqeza.

“MJAFT MË ME VRASJE! Qyteti jonë, Rrësheni, u përgjak sërish. Prapë një vrasje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal europian”, shkruhet në mesazh.

ME TE LEXUARAT