Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

A i organizoi presidenti të rinjtë? Meta paralajmëron protestë tjetër: Manifestimi i fundit…

Në konferencën e përbashkët të zhvilluar ditën e sotme mes Presidentes së Kosovës, Vijosa Osmani dhe Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, kreu i Shteti shqiptar është përgjigjur lidhur me akuzat që kryeministri Edi Rama i drejton atij për organizimin e protestave të zhvilluara ditë e fundit për vrasjen e Klodian Rashës.

Meta i cilësoi si inskenime dhe maskarada akuzat e Ramës, ndërsa theksoi se në rast se do ketë një tjetër manifestim të thirrur nga presidenti, ai do jetë i fundit dhe do t’i japë fund regjimit të dhunës.

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë se nuk kanë në krye të shtetit një tinzar dhe as palaço. Kanë një president që kur e thotë një fjalë, e çon deri në fund. Ka bërë man ifestim me mimoza, model.

Presidenti i ka bërë një thirrje popullit dhe populli ka qenë aty. Kreu i shtetit nuk merret me maskarada të tilla. Bashkohem me organizatat e huaja që dënojnë dhunën dhe intimidimin, madje edhe ndaj mediave.

Solidarizohem me UNICEF dhe të gjithë organizatat qe shporehin shqetësim për dhunën ndaj të miturve.

Nëse do ketë manifestim nga presidenti, do jetë manifestimi i fundit kundër dhunës, për t’i dhënë fund regjimit të dhunshëm ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Buxheti duhet të reflektohet, sepse është katastrofike.

Nuk mbështeten me buxhetin e ri as qytetarët, as bizneset. Mos harrojmë se më shumë se 50 mijë qytetarë kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe të mos ikin edhe këta.

Duhet të mos dyfishohen pagesat ndaj koncesioneve. Qeveria të reflektojë, që të zbutet frustrimi i shoqëror, sepse nuk i shërben stabilitetit të vendit”, deklaroi Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet