Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrau muzikantin dhe kambistin në Shkodër, i dënuari me burg të përjetshëm, kërkon lirim me kusht në gjykatë

Edmond Batra alias (Edi) Mond Batra, një i dënuar me burgim të përjetshëm i cili vijon të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin, i është drejtuar gjykatës së Elbasanit, me një kërkesë për “lirim me kusht”.

Kërkesa është depozituar pak ditë më parë dhe tashmë çështja është marë në shqyrtim nga gjyqtari i Elbasanit, Taulant Tafa. Çështja është në fillimin e saj dhe se gjyqtari ende nuk ka një vendimarje për lirimin ose jo të Edmond Batrës.

Kjo është kërkesa e dytë brenda një viti që Edmond Batra, i drejtohet gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar lirimin me kusht. Në muajin shkurt 2020 Batra humbi të drejtën për tu liruar me kusht në gjykatën e Elbasanit, por kjo nuk e ka penguar atë që të ribejë një kërkesë të dytë, pasi gjatë periudhës shkurt 2020-dhjetor 2020, Edmond Batra, ka përfituar 3 vite ulje dënimi si pasojë e njohjes së amnistisë dhe uljes së ditëve të qëndrimit në burg, për shkak të sjelljes së mirë.

Rezulton se Batra është arrestuar në vitin 1997 për akuzën e grabitjes me armë në dy raste me pasojë ekzekutimin e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi. Pikërisht për këto 2 krime të rënda, Batra është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë me burgim të përjetshëm.

Deri në fund të muajit Janar 2020, rezulton se Edmond Batra kishte kryer 23 vite e 1 muaj burgim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997 në qytetin e Shkodrës, ku Edmond Batra ka hyrë në banesën e komshiut të tij, për ta grabitur.

Lulash Kroni, në atë periudhë punonte si kambist në Shkodër kur Batra ka hyrë për ta grabitur. Por pasi është ndjerë nga Kroni, ai e ka qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje Edi Batra është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

Vrasja e kambistit Lulash Kroni, solli serinë e hakmarrjeve mes dy familjeve, pasi djali i Lulashit, 6 muaj pas ekzekutimit të babait, ka udhëtuar drejt Milanos në Itali, ku ka ekzekutuar me armë zjarri vëllanë e Edi Batrës, Land Batra.

Vrasja e Land Bratës, është bërë nga djali i Lulashit, me emrin Art Kroni. Ky i fundit pas vrasjes në Milano, është kthyer në Shkodër dhe 3 muaj më pas është larguar në drejtim të Kolumbisë, ku është vrarë me disa plumba në këtë shtet.

Nuk dihet me saktësi nëse vrasja e Art Kronit, ka ndodhur për hakmarrje apo si pasojë e konflikteve të drogës që shqiptarët kishin me njëri-tjetrin në Kolumbi. Ndërsa një episod tjetër për të cilën është akuzuar Batra, është një tentativë grabitje e një qytetari tjetër në Shkodër, i cili quhej Marian Trepçi dhe punonte si muzikant.

Grabitësit kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së Marjanit, për t’i vjedhur makinën, por pasi ai i ka ndjerë dhe u ka folur autorëve, Mariani është qëlluar për vdekje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet