Vrasja në Laprakë, dëshmia e policit të dytë: Klodian Rasha u përlesh fizikisht me policin

Aktualitet
Vrasja në Laprakë, dëshmia e policit të dytë: Klodian

Dëshmia e policit të dytë të patrullës që ndodhen në rrugën Dritan Hoxha mëngjesin e 8 Dhjetorit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj. Kjo dëshmi është e ndryshme nga ajo e policit të arrestuar për vrasjen. Nevaldo Hajdaraj, në përgjigjet e dhëna për ngjarjen në fillim nuk ka treguar se ka patur përleshje fizike më Klodian Rashën.

Më poshtë lexoni dëshmitë e dy policëve

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimi për Çështjen e brendshme dhe ankesave në Drejtorinë rajonale të policisë së Tiranës, menjëherë pas ngjarjes ka marrë në pyetje edhe policin e dytë të patrullës. Polici Erjon Gj. kujton se si panë 30 metra larg tyre të mbështetur në një pemë, një 30 vjeçar i veshur me tuta dhe me xhup të errët me gjatësi 170 centimetra. Kolegu Nevaldo Hajdaraj, ka parë diçka të dyshimtë tek sjelljet e tij dhe nuk ka ndaluar tek automjeti por është drejtuar atij personit duke ecur normalisht.

Në momentin që ka parë lëvizjet e kolegut, personi i cili ndodhej i mbështetur ka filluar të lëvizë në trotuar duke ecur drejt Zogut të Zi. Kolegu i ka bërë thirrje duke thënë: “O djali ndalo pak”, por ai nuk është bindur dhe në këtë moment ka filluar të vrapojë me shpejtësi drejt për 50 metra dhe Novaldo vrapo pas tij.

Pas 50 metër ai preu rrugën “Dritan Hoxha” duke kaluar karrexhatën drejt krahut tjetër të saj dhe në këtë koment kam dëgjuar kolegun të bërtasë me zë të lartë: “Armë” edhe unë në këtë koment kam njoftuar sallën Operative me radio.

Në këtë moment personi është futur tek një rrugicë…Në rrëfimin e tij polici thotë se në fund të rrugicës, në distancë prej 100 metra larg meje pranë bar kafe Oslo. Në fund të kësaj rrugice, në distancën 100 metër larg meje, kam konstatuar sërish personin dhe në këtë moment kam vrapuar drejt tij.

Gjatë ndjekjes, kur ndodheshim pranë lokal Virxhinia, ky person më ka folur e më ka thënë, “largohu se të vrava, do të q.. robtë” dhe në këtë moment kam dëgjuar një zhurmë të njëjtë me mbushjen e armës, por për shkak të errësirës nuk kam parë send që ai kishte në dorë apo lëvizjet konkrete të tij. Në këtë moment që ai më ka thënë këto fjalë dhe kam dëgjuar zhurmë, kam nxjerrë armën e shërbimit nga brezii, e kam mbushur dhe i bëra thirrje për të ndaluar me thirrjen, “ndal policia, mos bëj asnjë lëvizje ndalo se do qëlloj”, por ai nuk iu bind urdhrit tim.

Në këtë vend ai është kthyer dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke u kthyer majtas në një rrugicë që kishte dalje në rrugën kryesore, “Dritan Hoxha”.

Sapo doli në rrugë kryesore ndërpreu sërish karrexhatën duke dalë në trotuarin para Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe ka vazhduar vrapimin në trotuar në drejt të Zogut të Zi. Në këtë moment kam parë kolegun tim Nevaldo Hajdaraj, i cili po vinte në drejtim të këtij personi dhe para dyqan Pit Stop, është përplasur fizikisht me të. Gjatë përleshjes së tyre unë kam qenë 100 metra larg.

Përplasja mes tyre ndodhi brenda pak sekondave dhe në një moment kam parë kolegun Nevaldo Hajdaraj të shtrirë në tokë dhe në këtë moment kam dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri. Jam afruar menjëherë drejt kolegut të cilin pasi e pyeta nëse ishte mirë e kam ndihmuar të ngrihej dhe së bashku jemi afruar tek personi, i cili ishte shtrirë dhe rënkonte. Për shkak të errësirës nuk dalluam shenja gjaku, por fillimisht dyshuam mos ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë. Menjëherë kam njoftuar sallën operative dhe kam kërkuar njoftimin e një ambulance. Ambulanca mori personin e dëmtuar dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, ndërsa unë së bashku me kolegun, me urdhër të eprorëve erdhëm në drejtorinë vendore të policisë së Tiranës, thuhet në dëshminë e siguruar nga gazetarët e Top Channel.

Dëshmia e Nevaldo Hajdaraj

Por Nevaldo Hajdaraj në dëshminë e tij, nuk tregon për përleshje fizike. Ja dëshmia e plotë e momentit të vrasjes:

Duke dyshuar edhe nga thirrja e personit që kanosi se do të qëllonte, por edhe nga aq sa arrita të shikoj, pra nga fakti që ai ishte i pajisur me një armë zjarri, gjë që kuptohej nga vetë lëvizjet e tij të dyshimta. Në këto kushte edhe unë kam nxjerrë armën nga brezi dhe e kam mbajtur në dorë, e mbusha armën, por pa e drejtuar dhe pa e shkrepur.

Në këtë kohë kolegu im kishte mundur të afrohej më shumë se unë dhe ju vu në ndjekje, kurse unë u ktheva mbrapsht në po atë drejtim që u nisa dhe dola në rrugën “Dritan Hoxha” që të mund t’i dilja përballë shtetasit që nuk ndalonte.

Në këtë moment, shtetasi doli përsëri në rrugën Dritan Hoxha dhe kaloi karrexhatën, duke u drejtuar afërsisht për në zonën ku isha që në fillim të situatës, më konkretisht në trotuarin e dyqanit Pit Stop dhe unë i dola përsëri mbrapa, afërsisht isha rreth 20-25 metra larg duke vazhduar ti bëja thirrje “ndal policia” por ai u kthye dhe drejtori dorën me sendin e dyshuar pistoletë në drejtimin tim. Në atë çast jam rrëzuar në tokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitjen në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi duke patur frikë se mos më qëllonte.

Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis të futej në kthesë.. në këtë kohë kam dëgjuar që shtetasi ka bërtitur dhe do të ketë ecur edhe pak metra dhe pastaj është rrëzuar në tokë. Jemi afruar me kujdes së bashku me kolegun tim pranë shtetasit të shtrirë në tokë dhe pamë që po rënkonte. Unë e pyeta nëse kishte marrë plumb në ndonjë vend që rrezikonte jetën, por ai nuk u përgjigj dhe kështu unë menjëherë kam njoftuar ambulancën./top channel

ME TE LEXUARAT