Vodhi 1 biçikletë, 1 celular dhe para në një dyqan! Arrestohet i riu në Vlorë! Ishte në kërkim

Aktualitet
Vodhi 1 biçikletë, 1 celular dhe para në një dyqan!

VLORË- Një i ri është arrestuar nga policia, pasi ishte në kërkim për disa vjedhje! Në pranga ka rënë B. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Mësohet nga burime zyrtare se i riu është autor i disa vjedhjeve si një biçikletë, celular dhe një shumë parash në një dyqan.

Për këtë, referuar njoftimit zyrtar të uniformave blu, ka edhe prova.

LEXO EDHE:

Tregu i ndotur i ushqimeve në Vlorë, tregtarët: Kështu kemi punuar prej vitesh

"Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim, autor i dyshuar për disa vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”:

B. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi B. Ç ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë, konkretisht: Më datë 07.10.2020 ka vjedhur një biçikletë; Më datë 15.10.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje; Më datë 25.11.2020 ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT