Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U ekzekutua para familjarëve, nipi i vëllezërve Gjini sapo ishte kthyer në Shqipëri

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e Anton Kelit mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Disa minuta më pas arritën edhe ekspertët e kriminalistikës për të marrë provat nga vendi i ngjarjes, por autorët duket se kanë qenë profesionistë dhe nuk kanë lënë gjurmë.

Mësohet se Keli kishte pak muaj që ishte kthyer në Shqipëri ku jeton vetëm nëna e tij, pasi gruan dhe fëmijët i kishte jashtë.

Por autorët mesa duket kishin informacion për rikthimin e tij në vendlindje duke bërë skenarin për ta ekzekutuar mbrëmjen e sotme.

Policia e ndihmuar nga FNSH kanë zbarkuar në Rrëshen për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet