Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Turqia reagon ashpër ndaj vendimit të SHBA-së për sanksione

Zyrtarët turq denoncuan vendimin e SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj Turqisë lidhur me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400.

Sipas Anadolu Agency, nënpresidenti Fuat Oktay tha se sanksionet vetëm do të rrisin vendosmërinë e vendit për të forcuar interesat e tij kombëtarë dhe industrinë e mbrojtjes nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

“Sanksionet e asnjë vendi nuk do të ndikojnë në qëndrimin e vendosur të Turqisë. Ne e dënojmë këtë vendim dhe i bëjmë thirrje SHBA-së të tërhiqen nga ky gabim sa më shpejt të jetë e mundur“, tha Oktay në Twitter.

Kryetari i parlamentit Mustafa Şentop tha se sanksionet nuk përshtaten me frymën e aleancës. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo hap me vendosmëri të nevojshme për mbrojtjen e vendit tonë”, tha ai në Twitter.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın, gjithashtu theksoi qëndrimin e vendosur të Turqisë përballë sanksioneve, duke shtuar se Turqia me vendosmëri do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të arritur qëllimet e saj të industrisë së mbrojtjes.

“Asnjë vendim i marrë jashtë vendit ndaj meje ose institucioneve tona nuk do të ndryshojë qëndrimin tim ose ekipit tim”, shkroi në Tëitter Ismail Demir, kreu i Industrisë së Mbrojtjes i Presidencës së Turqisë, i cili u shënjestrua posaçërisht nga sanksionet, pas njoftimit të tyre.

Sanksionet nuk do të jenë në gjendje të pengojnë industrinë turke të mbrojtjes në asnjë mënyrë, shtoi ai.

Nënkryetari i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillimi (AK) bëri thirrje që SHBA-ja “menjëherë” të rishikojë vendimin e saj të sanksioneve, duke shtuar se masa nuk do të qëndrojë në rrugën e qëllimeve të industrisë së mbrojtjes së vendit.

“Në prag të marrëdhënieve të reja Turqi-SHBA, deklarata e SHBA-së për sanksionet e njëanshme kundër vendit tonë është jashtëzakonisht irracionale dhe e dëshpëruar për të ardhmen e marrëdhënieve tona”, tha Numan Kurtulmuş në Tëitter.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Jashtme e Turqisë denoncoi sanksionet.

“Ne dënojmë dhe refuzojmë vendimin për vendosjen e sanksioneve të njëanshme kundër Turqisë siç u njoftua sot nga SHBA-ja në kontekstin e blerjes nga Turqia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400”, tha ministria.

Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun, ndërkohë, e përshkroi vendimin si jologjik, jokonkluziv dhe kundër frymës së partneritetit.

Altun theksoi se Turqia ka vepruar për të garantuar sigurinë e saj kombëtare, si dhe për të mbështetur stabilitetin rajonal dhe global, duke mos krijuar tension me asnjë vend.

“Angazhimi ynë për sovranitetin tonë kombëtar është i palëkundur dhe i mbyllur ndaj ndikimit të kërcënimeve të sanksioneve, tha Altun.

“Në vend që të synojnë Turqinë me sanksione, ne presim që SHBA-ja, aleati ynë i NATO-s, të mbështesë luftën tonë kundër organizatave terroriste dhe palëve të treta që ndjekin veprimtari manipuluese në rajonin tonë. Partneriteti strategjik midis Turqisë dhe SHBA-së është shumë i rëndësishëm që të sakrifikohet për qëllime afatshkurtra politike ose për hir të lobeve të përbetuara antiturke”.

Ai shtoi: “Ne vazhdojmë të besojmë se SHBA-ja do tërhiqet nga ky gabim i rëndë pa vonesë”.

Sanksionet e SHBA-së

Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi të hënën sanksione ndaj Turqisë lidhur me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400.

Sanksionet që vijnë nën Aktin e Luftimit të Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) shënjestrojnë Presidencën e Industrive të Mbrojtjes së Turqisë (SSB), përfshirë kreun e saj, İsmail Demir, dhe tre zyrtarë të tjerë.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, në një deklaratë tha se SSB me vetëdije u përfshi në një transaksion të rëndësishëm me Rosoboronexport, njësia kryesore e eksportit të armëve të Rusisë, duke blerë sistemin e raketave ajrore S-400.

“Sanksionet përfshijnë ndalimin e të gjitha licencave dhe autorizimeve të eksportit të SHBA-së dhe ngrirjen e aseteve dhe kufizimeve të vizave ndaj Dr. İsmail Demir, kreut të SSB-së, si dhe oficerëve të tjerë të SSB-së”, tha Pompeo në deklaratën me shkrim.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në qershor të vitit 2019 tha se paraardhësi i tij, ish-presidenti Barack Obama, e ka trajtuar Turqinë në mënyrë të padrejtë kur Ankaraja kërkoi të blente sistemet e mbrojtjes raketore amerikane Patriot.

Në prill 2017, kur përpjekjet e tij të zgjatura për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore nga SHBA-ja u treguan të pafrytshme, Turqia nënshkroi kontratë me Rusinë për të blerë sistemin mbrojtës S-400.

Duke kundërshtuar vendosjen e sistemit rus, zyrtarët amerikanë pretenduan se ata do nuk do të jenë në pajtueshmëri me sistemet e NATO-s dhe do të ekspozonin avionët e gjeneratës së ardhshme F-35 ndaj manipulimit të mundshëm rus.

Turqia, megjithatë, theksoi se S-400 nuk do të integrohej në sistemet e NATO-s dhe nuk përbënte asnjë kërcënim për aleancën ose armatimet e saj. Turqia gjithashtu propozoi një komision për të sqaruar çdo çështje teknike, por SHBA-ja nuk ka arritur të përgjigjet.

Ankaraja gjithashtu ka hedhur poshtë sugjerimet nga udhëheqësit e SHBA-së që të lënë sistemin rus S-400 joaktiv për të shmangur sanksionet. S-400 shihet si një nga sistemet më të përparuara të raketave në botë, i aftë të gjurmojë disa objektiva njëkohësisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet