Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e sheh Partinë Socialiste si triumfatore në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë një interviste për “Quo Vadis”, ajo deklaroi e bindur se socialistët do të sigurojnë mbi 74 mandate. Po ashtu, Spiropali nuk kurseu fjalët e mira për kryeministrin Edi Rama.
“Marrim 74 plus mandate, ju them me siguri të madhe që njerëzit e bëjnë diferencën dhe dinë të bëjnë edhe dallimin në kohën e duhur mes një force politike, me gjithë gabimet e saj, me një kryeministër që nuk ka asnjë krahasim me asnjë, me drejtuesit e opozitës, është një lider që i ka dalë në ballë punëve, që Shqipërisë po i jep fytyrën e vet evropiane. Nuk ka shans që këta shtetshkatërrues të dalin përpara dhe ti vënë shkopinj nën rrota të ardhmes së Shqipërisë.”