SPAK kërkon ekstradimin e Plaurent Dervishaj! Kërkesa dorëzohet në Ministrinë së Drejtësisë

Aktualitet
SPAK kërkon ekstradimin e Plaurent Dervishaj! Kërkesa dorëzohet

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të përcjellë pranë Emirateve të Bashkaura kërkesën për ekstradimin e Plaurent Dervishaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dervishaj kërkohet nën kuadër të operacionit "Asgjë nuk harrohet" të zhvilluar nga SPAK e Policia e Shtetit.

Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Emiliano Shullazi dhe Luftar Reçi sipas hetimeve aktuale janë të dyshuar për dy atentate me 4 viktima të ndodhura në 2005.

SPAK thotë në njoftimin publik se Dervishaj është pjesë e grupit që u përfshi në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames në vitin 2005, ndërsa avokatët e të dyshuarve kanë mohuar këto akuza.

Plarent Dervishaj u arrestua javën e shkuar në Dubai ndërsa pritet që drejtësia atje të vendos për fatin e tij, nëse do të ektradohet apo jo në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT