Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ruani fëmijët nga Ilir Meta”! Rama shpërthen ndaj Presidentit: Ja në ç’pikë ka degraduar!

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sërish ndaj Presidentit Ilir Meta, teksa ka deklaruar se dhuna e ushtruar në protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës nga policia është një turp i madh i tij.

Sipas kryeministrit Rama, “Meta s’mendon asgjë tjetër, veçse si të bëjë përshesh kudo ku sheh një shesh, edhe buxheti i duket si shesh, për të bërë një përshesh. Në këtë pikë ka degraduar Ilir Meta, për fatin e keq të të gjithë ne. Është jashtë kontrollit, nuk ka asnjë kontroll më mbi veten, sheh vetëm shesh për të bërë përshesh”.

Më tej, Rama deklaroi se në këto ditë të protestës Policia e Shtetit është dhunuar dhe përdhunuar nga protestuesit, dhe sipas tij, nuk ka ndodhur në asnjë moment e kundërta. Në mbyllje të fjalës së tij, Rama iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë fëmijët nga Ilir Meta.

“Nuk e di kujt i referoheni dhe çfarë videosh shikoni. Mbase keni parë që policia paska ushtruar dhunë ndaj protestuesve gjatë kohës së transportimit. E dyta, padiskutim që kjo polici sot mund të jetë e ngjashme me atë dje, sa është e ngjashme dita me natën. SHCBA është një njësi tërësisht e transformuar, fatmirësisht drejtohet nga një oficer policie, që ka shërbyer në Policinë e Shtetit me të gjitha qeveritë. Puna e SHCBA është pa asnjë kompromis shkelja e ligjit, kështu që për çdo rast kur mund të ketë të tilla gjëra, patjetër që do bëjë punën e vet. Por, SHCBA ama, jo ata që Migjeni i quan “derra të kënaqur”, që shtrihen nëpër klube mediatike dhe flasin për dhunën e policisë. Policia është dhunuar, nuk ka dhunuar. Populli shqiptar është dhunuar, kryeqyteti është dhunuar. Policia ka një punë jashtëzakonisht të vështirë dhe ka qenë propocionale.

Madje, natën e parë kur protesta degradoi në një pengmarrje nga një segment brenda saj, policia është përdhunuar, nuk është dhunuar, këtu përpara Kryeministrisë.

Unë personalisht jam ndjerë shumë keq për Policinë e Shtetit atë natë dhe kam kuptuar shpjegimin që në një far mënyre policia atë natë ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhunimi, sepse ndjente peshën e keqardhjes për atë që kishte ndodhur, si rezultat i aktit të një punonjësi policie. Dhe qëndroi aty përpara, bjerini çuna sa të keni fuqi.

Është fatkeqësi e madhe që ka akoma njerëz që nuk e kanë kuptuar që me dhunë, me forma presioni, një qeverie që drejtohet nga unë nuk i merret dot asgjë, zero. Çdo protestë paqësore, që ka të drejtën me vete, na ul në tokë direkt. Dhuna është një turp, nuk ka lidhje fare me zgjimin, ngjalljen, ringjalljen, është një turp i madh dhe është turp i madh i Saliut dhe Ilir Metës. Meta s’mendon asgjë tjetër, veçse si të bëjë përshesh kudo ku sheh një shesh, edhe buxheti i duket si shesh, për të bërë një përshesh. Në këtë pikë ka degraduar Ilir Meta, për fatin e keq të të gjithë ne. Është jashtë kontrollit, nuk ka asnjë kontroll më mbi veten, sheh vetëm shesh për të bërë përshesh. Çdo gjë, buxheti i shtetit, një ligj për kafshët, një akt ligjor për fishkëllimat, çfarë të jetë. Kështu që nuk kam asnjë surprizë nga Ilir Meta. Meta e Saliu janë bashkë, të pandarë dhe kanë vetëm një objektiv: si t’ia dalin asaj që s’kanë për t’ia dalë dot kurrë, që të pengojnë popullin të zgjedhë atë që do. Jam i keqardhur që Lulzim Basha hesht, njësoj siç heshtin semaforët e fikur lidhur me këtë që ndodh. Ai e di shumë mirë se kush e bën, nuk e bën ai, por nuk ka asnjë forcë karakteri që të dalë dhe të thotë ‘stop’. Nuk urdhëron dot as motova ademin, kjo është situata. Dua ta mbyll me një thirrje për të gjithë prindërit që të ruajnë fëmijët nga Ilir Meta dhe Saliu, është një thirrje shumë serioze. Ruani fëmijët nga Ilir Meta dhe nga Saliu”, u shpreh Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet