Regjisori amerikan vaksinohet me Sputnik V: Kam besim tek rusët

Showbiz
Regjisori amerikan vaksinohet me Sputnik V: Kam besim tek rusët

Regjisori i famshëm amerikan, Oliver Stone, ka zgjedhur të vaksinohet kundër Covid-19 me vaksinën ruse Spuntik V, duke përjashtuar dy vaksinat e kompanive në SHBA, Moderna dhe Pfrizer.

“Sapo bëra vaksinën ruse para pak ditësh. Nuk di a do të funksionojë por kam dëgjuar gjëra pozitive”, tha regjisori amerikan për televizionin e moskovit Channel One.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stone, i cili ka vizituar centralet bërthamore të Rusisë për dokumentarin e tij të ri mbi ndryshimin klimatik është shprehur se do të marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

“Kam besim. Është një vaksinë e mirë por nuk po kuptoj pse injorohet nga Perëndimi”, tha u shpreh Stone.

Rusia ka nisur një fushatë vaksinimi në nivel kombëtar, duke nisur nga punonjësit me risk të lartë.

Stone i cili është rreth 74 vjeç, ka vendosur të marrë vaksinën, edhe pse ekspertët rusë kanë frikë se mund të jetë e dëmshme për pacientët e moshës mbi 60 vjeç.

ME TE LEXUARAT