Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Refuzoi të vendoste lule tek varri i Enverit”, Berisha: Donin të më vrisnin mua dhe Ibrahim Rugovën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka patur persona të cilët kanë dashur të ekzekutonin atë dhe Ibrahim Rugovën gjatë vizitës së parë në Shqipëri të këtij të fundit.

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Berisha rrëfeu se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës.

Sipas tij një veprmim i tillë erdhi pasi Rugova ka refuzuar të vendoste lule tek varri i Enver Hoxhës.

“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës.

E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugovën dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver Hoxhës.

U paraqit para shqiptarëve si mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet