Kryeministri Edi Rama ishte ditën sotme në Shijak për të inauguruar shkollën e re, “Kajo Karafili”, që sipas tij është një tjetër pasqyrë e vizionit dhe ambicies për ta kthyer tragjedinë e 26 nëntorit të vjetshëm, në një mundësi të re për fëmijët, mësuesit dhe komunitetin.
Por gjatë vizitës nuk munguan batutat dhe “thumbat” për protestuesit, kur një nxënëse i bëri dhuratë një lule në shenjë mirënjohje.
Nxënësja: Është një dhuratë nga shkolla jonë, për punën, shkollën, u jemi falenderues
Edi Rama: Qënka me vazo
Nxënësja: Po
Edi Rama: Ta mbjellim diku te Kryeministria të vijnë ta shkulin
Një batutë edhe për drejtoreshën e shkollës. “Drejtoreshë hajde, mos ke frikë, cfarë nuk ke dëgjuar për mua” i tha Rama.
Një flamur gjerman e ngacmoi edhe më tej. “E keni qejf këtë flamurin gjerman ju shijakësit, jeni me Gjermaninë ju”.
Në palestër, kreu i qeverisë gjeti pasionin e vjetër duke bërë kosh, ndërsa njërës prej nxënëseve i tha “Ti ke talent. Ti duhet të luash basketboll se ke talent”.
Akuzat e opozitës? “Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara” tha Rama.