Protestat/ Basha: Revoltë e qytetarëve ndaj një qeverie që në 7 vite vetëm premton dhe punon vetëm për vete
Kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur protestat në Tiranës si një revoltë qytetare ndaj një qeverie që ka punuar vetëm për pasurimin e vetvetes.
“Prap premtime boshe nga Rama, ka premtuar se do rehabilitonte ekonominë, e ka futur në një kolaps, sot kostoja e jetës është më e larta.
Në 7 vite nuk ka bërë asgjë, nuk ka mbajtur asnjë premtim, shkatërrim, dhunim të pronës publike,të shtëpive të shqiptarëve, askush nuk e beson më Edi Ramën, ku është thelbi i çdo revolte të qytetarëve, Kjo është ajo që e pret çdo qeveri kur për 8 vite me radhë premton dhe nuk mban fjalën, por punon vetëm për vete”, tha Basha.