Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Putin thyen ‘akullin’, uron Biden për certifikimin si President

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e Joe Biden pasi Kolegji Elektoral e certifikoi si President të 46-të të SHBA.

Ai ka uruar fitoren e demokratit si dhe ka shprehur gatishmërinë për të biseduar e bashkëpunuar me të. Sipas Putin Rusia dhe SHBA pavarësisht dallimeve, mund të zgjidhin shumë probleme dhe sfida me të cilat po përballet bota.

“Nga ana ime, unë jam gati për ndërveprim dhe kontakt me ju,” citoi Kremlini, Putinin.

“Putini i uroi presidentit të zgjedhur suksese dhe shprehu besimin se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, munden, megjithë ndryshimet e tyre, të ndihmojnë vërtet për të zgjidhur shumë probleme dhe sfida me të cilat përballet bota,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kremlinit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet