Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nusja: Vjehrri i alkoolizuar mbyllte derën dhe na kërcënonte me thikë, më thoshte merr fëmijët e ik zhduku

Të ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Esmerilda Kulla 23 vjeç banon dhe Gentjan Kulla 27 vjeç të cilët jetojnë në fshatin Zëmblak të Korçës. Ata janë martuar në vitin 2013 me shkuesi. Nga martesa kanë ardhur në jetë 4 fëmijë. Me familjen e burrit, Esmeralda thotë se ka pasur konflikte të shumta dhe shkaku i konflikteve ka qenë, kunata edhe vjehrri i alkoolizuar .

Mirela Milori: Më thuaj si kanë nisur problematikat?

Esmerilda: Që kur jemi martuar ne të dy, kështu ka filluar me dhunë dhe deri më sot.

Mirela Milori: Çfarë nënkupton me dhunë?

Esmerilda: Vjehrri pinte alkool dhe ofendonte me fjalët më të ndyra.

Mirela Milori: Jetoni në një shtëpi me të?

Esmerilda: Jetonim deri para 1 viti.

Mirela Milori: E nisët martesën duke jetuar në një shtëpi me të. Ishte shtëpi e madhe?

Esmerilda: Ishte shtëpi e madhe, 3 dhoma dhe kuzhinën më vete.

Mirela Milori: Ju kishit një dhomë tuajën, ekonomia ishte bashkë?

Esmerilda: Po, dhomën tonë, neve me shumë sherr dhe konflikte kemi kaluar tek dhoma jonë.

Mirela Milori: Po çfarë kërkonte ai?

Esmerilda: As vetë nuk e kuptonim. Ai pinte alkool dhe thoshte dilni prej shtëpisë. Më shumë shkaktare ka qenë kunata.

Mirela Milori: Gjatë kohës kur ju të dy u martuat dhe filluat jetën në shtëpi, motra jote ndahet nga bashkëshorti dhe kthehet në shtëpinë e prindërve. Kthehet me një fëmijë?

Gentjani: Me një fëmijë.

Mirela Milori: Ju kishit edhe dhoma, pse duhet të krijoheshin problematika?

Esmerilda: Nuk donin ta ndanin ata, kurse neve nuk na thoshin merreni dhomën dhe vazhdoni jetën më vete, por thoshin që ikni prej shtëpisë. Kur kam patur djalin e madh 3 muaj, jam ndarë, na ka nxjerrë në mes të dëborës, kemi shkuar tek motra dhe burri i motrës dhe kemi ndenjur 6-7 muaj aty. Pastaj thamë se janë qetësuar dhe u bashkuam.

Gentjani: 3-4 herë e kemi bërë këtë ndahu bashkohu.

Mirela Milori: Nuk e kuptoj pse doni t’ju nxirrnin ju nga shtëpia, cila është arsyeja?

Esmerilda: Se kuptojmë as ne, vetëm alkooli ishte shkaktari.

Mirela Milori: Thoshte që duhet të ikni kur ishte i dehur apo edhe kur ishte i qetësuar.

Esmerlida: Ai mbyllte dyert, merrte thikën, na kërcënonte.

Gentjani: Godiste, bërtiste, shante.

Esmerilda: Kishte raste në 12 të natës më thoshte merr fëmijët dhe ik zhduku. Kam marrë një herë babin, ika por për hir të fëmijëve u bashkuam serish.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet