Me 16 vota kundër, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të buxhetit 2021. Pro Presidentit ka votuar vetëm deputeti Artur Roshi.
Petraq Milo: Buxheti 2021 paraqet një sërë rreziqesh.
Presidenca: Nuk ka një projekt plan se si do të ulet borxhi i rritur publik. Është një buxhet jo realist për sa i përket parashikimit të rritjes ekonomike. Janë rritur fondet për koncesionet.
Anila Denaj: Të ardhurat janë të rritura krahasuar me 2019, dhe është polikë e punuar me FMN
Ministrja e Financave: Rritja e të ardhurave do të vijë edhe nga miradministrimi fiskal
Vetëm pak ditë më parë Presidenca, përmes Drejtorit të Kabinetit të tij, Edmond Panariti dha disa argumente pse është kthyer. Sipas tij, në këtë ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësinë.