Makinat përplasen kokë më kokë në Laknas, njëri nga shoferët plagoset rëndë

Aktualitet
Makinat përplasen kokë më kokë në Laknas, njëri

Policia e Tiranës informon se sot, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Laknas.

Për pasojë, një prej shoferëve është plagosur më rëndë, duke u dërguar me urgjencë në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.12.2020, tek kryqezimi i Berxullës me Laknasin, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues V.B., 75 vjeç, me mjetin me drejtues E. P., 43 vjeç si dhe një mjet i parkuar aty në afërsi.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar njëri nga drejtuesit e mjetit shtetasi V.B, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT