Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Loredana Zefi shpërthen në lot, tregon pikën e saj të dobët

Këngëtarja kosovare që jeton në Zvicër, Loredana Zefi ka dhënë një intervistë për Apple Music. Në intervistën 40 minutëshe, Loredana në një moment shpërtheu në lot.

Gazetarja e pyeti për babain e saj, gjë të cilën Loredanën e emocionoi shumë. Ajo tha se kjo është pika e dobët e saj ngase babai i saj ka vdekur një vit më parë.

Loredana ka thënë për Apple Music se flet katër gjuhë, anglishten, gjermanishten, shqipen dhe gjermanishten zvicerane (siç ajo e quan”.

Loredana është pyetur edhe për akuzat e plakës zvicrane me akuzën se ajo i ka marrë afro 700 mijë franga.
“E tëra që mund të them është se unë jam e pafajshme. Nuk kam kryer ndonjë krim dhe nuk jam e tillë asnjëherë” ka thënë Loredana Zefi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet