Të rinjtë e Durrësit kanë zgjedhur të protestojnë në mënyrë të veçantë.
Ndryshe nga Tirana ku u zhvillua një marshim i qetë, disa të rinj kanë protestuar me arkivol duke e simbolizuar me vdekjen e drejtësisë.
Siç dëgjohet në videon e mëposhtme një i ri debaton me policinë dhe i kërkon ta lejojë të vazhdojë protestën.
“Mos më prek me dorë po them. Nuk ke të drejtë të më prekësh me dorë. Unë nuk jam në protestë.
Më nxirr ligjin dhe më shpjego pse nuk lejohet të transportohet kjo kuti deri më poshtë. Unë po respektoj uniformën e Policisë së Shtetit.
Ka vdekur drejtësia për Klodianin që po thuhet se është aksident. Unë jam në varrim o vlla”, u shpreh protestuesi.
https://www.facebook.com/watch/?v=410540343715973