Jep dorëheqjen William Barr, Prokurori i Përgjithshëm në SHBA

Bota
Jep dorëheqjen William Barr, Prokurori i Përgjithshëm në

Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr do të largohet nga ky post pak përpara Krishtlindjeve. Këtë e ka bërë të ditur Presidenti në detyrë Donald Trump përmes një postimi në Twitter mbrëmjen e djeshme.

Barr, përmes një letre zyrtare për Presidentin Trump postuar nga presidenti republikan në Twitter, tha se ai do të largohet nga posti më 23 dhjetor. Trump gjithashtu njofton se Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Jeff Rosen do të marrë postin e Barr pasi ky i fundit të largohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Letra vjen ndërkohë që Barr kishte informuar presidentin në detyrë rreth shqyrtimit që Departamenti i Drejtësisë kishte bërë lidhur me aludimet e fushatës së Trump për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020.

Në të, Barr premton se pretendimet e ngritura nga Presidenti "do të vazhdojnë të ndiqen".

Në letër, Barr vlerëson gjithashtu atë që ai e quan rekord historik të Trump, duke thënë se ai ka ndihmuar në rritjen e ekonomisë, forcimin e ushtrisë dhe frenimin e imigracionit të paligjshëm.

"Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme!" tha Presidenti Trump për zotin Barr në Twitter.

...Deputy Attorney General Jeff Rosen, an outstanding person, will become Acting Attorney General. Highly respected Richard Donoghue will be taking over the duties of Deputy Attorney General. Thank you to all! pic.twitter.com/V5sqOJT9PM

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 14, 2020

ME TE LEXUARAT