Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Itali, numri i vdekjeve në 2020 kap shifrën e viktimave të Luftës së Dytë Botërore

Viti 2020 sipas shifrave të fundit pritet të kalojë kufirin e 700 mijë vdekjeve totale, përfshirë edhe ato të koronavirusit.

Këtë e bëri të ditur kreu i institutit statistikor në shtetin italian, Gian Carlo Blangiardo.

Ai ka nënvizuar se një shifër e tillë është regjistruar në vend në vitin 1944.

“Diçka e tillë herën e fundit, në vendin tonë, ka ndodhur në vitin 1944. Atëherë ishim në mes të Luftës së Dytë Botërore”, tha ai. “Në vitin 2019, shtoi Blangiardo, shifra ishte 647,000 të vdekur” ndërsa për këtë vit “është një vlerësim, sepse viti nuk ka mbaruar ende”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet