Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Hesht si semafor i fikur”, Basha i përgjigjet Ramës: Personifikim i dhunës, është antimorali

Kryedemokrati Basha nga konferenca me gazetarët tha se dënonte dhunën e policië në protestat e organizuara pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic.
Ndërsa iu përgjigj në distancë Ramës, që e cilësoi më herët si “lider pa karakter që hesht si semafor i fikur”, Basha u shpreh:

“Edi Rama është pengu i dhunës kriminale të shkaktuar nga aleanca e tij me oligarkët dhe krimin. Ai është personifikimi i dhunës, i shkatërrimit të shtëpive të shqiptarëve, pengu i oligarkëve që i nxori njerëzit me gaz nga shtëpitë, ju rrahu nënat fëmijëve te zgjatimi i Bulevardit, shkoi në arrestime dhe rrahjen e grave te Unaza e Re, dhuna tek teatri apo dhuna ndaj të miturve në protestë që iu shkatërroi shpresën.

Unë e kam dënuar dhunën e Ramës dhe shtetit policor që ka ngritur dhe që beson se do zgjasë pushtetin e tij të dhunës. Dje kam kërkuar hetimin e dhunës së Ardi Veliut e një grushti horrash që e bëjnë me turp policinë e shtetit, janë edhe policët prindër me fëmijë, po ju plas shpirti se edhe ata kanë fëmijë, mezi po presin ndryhimin ai është antimorali është e keqja që e largojmë me 25 prill”,- tha Basha.

I pyetur nga gazetarët për paralelizimin e rastit të Rashës nga Rama me 21 janarin, Basha u shpreh:

“Të gjitha institucionet ndërkombëtare treguan se policia iu ushtrua dhunës, se vrasja ndodhi si pasojë e veprimit të Gardës, shumë prej tyre u përballën me ligjin dhe u dënuan. E vërteta nuk është kaq, Ramanuk tregon se atë që ishte në grupin e zjarrit e bëri drejtor OSHE, kryetar PS dhe sot një nga njerëzit që me grupin e tij terrorizon Matin. Kurrë s’duhet të ishte graduar në atë detyrë”,- vijoi ai.

Basha tha gjatë fjalës së tij se tashmë largim ii Edi Ramës nga pushteti ëhstë bërë një aspiratë mbarëkombëtare.

“Të nisin urgjentisht paketën e ndihmës, së pari për shëndetësinë në gjithë zinxhirin e parë, kemi 6 muaj që bëjmë thirrje, sot hapet Elbasani, a ka mjekë ai spital, si do të hapet? Ka 6 muaj që bëjmë thirrje për rritje testesh, mjekët janë të shterruar, njerëzit nuk dinë nga t’ja mbajmë, ekspertët janë bërë saldatorë për furnizim me oksigjen, listat në farmaci janë më të gjata se ato për ushqime. 25 prilli do i japë fund kësja të keqeje, deri atëherë të ushtrojmë presion maksimal që paratë tuaja të shkojnë në prioritetet kryesore, për shëndetësinë, për rimbursim të të sëmurëve. Nuk mund të kërkojmë shërbim nga mjekët nëse sistemi i kalbëzuar dhe babëzisë së Ramës po i zë brenda. Të kërkojmë që familjeve t’ju jepet një pakëtë prej 160 mijë lekësh në muaj, të kërkojmë që sipërmarrja që po mbytet të mbështetet.

Deri te 25 prilli ka mjaftueshëm kohë për të na bërë të gjithëve bashë dhe realizimin e asaj që doni: Jargimin e Edi Ramë, e vetmja shpresë është bashkimi me opozitën, me mua. Është e mundur! Fuqinë e keni ju, votën e keni ju, s’do ketë forcë për të arritur aspiratën mbarkëombëtare: Largimin e Edi Ramës”,- u shpreh ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet