Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Google “ra” ditën e djeshme duke krijuar panik tek përdoruesit, eksperti sqaron arsyet

Gjatë ditës së djeshme, shumë shërbime të kompanisë “Alphabet Inc”, si: Youtube, Gmail apo Google Drive u bllokuan përkohësisht duke krijuar panik te shumë përdorues në mbarë botën.

Kjo ndërprerje filloi pak para mesditës, teksa platforma për videot e kompanisë nuk lejonte ngarkimet për përdoruesit dhe atyre u paraqitej mesazhi “Diçka nuk funksionon”.

Eksperti i IT-së, Edmond Liçaj sqaroi në “Wake Up” arsyet se përse ndodhi ky problem ditën e djeshme.

“Ishte një problem i panjoftuar më parë. Në fillim u mendua si diçka për të trembur dhe ishte një arsye e fortë. Pak momente më vonë doli një njoftim nga Google Drive, aty u sqarua diçka. Edhe pse informacioni ishte i kufizuar Bëhej fjalë për një ndërhyrje që vetë Google Cloud e kishte bërë. Ishte një ndërhyrje e bërë nga sistemi i tyre i brendshëm. Nuk rrezikohen të dhënat tona kur bëhet fjalë për ndërhyrje të brendshme”.

Probleme janë raportuar më së shumti në Evropë, por gjithashtu në Australi, Bregun Lindor të SHBA-ve, një pjesë të Afrikës, Amerikës së Jugut dhe Azisë. Mbi 50 mijë ankesa janë bërë për “YouTube” nga përdoruesit deri në orën 11:54 të së hënës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet