Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrau dhe copëtoi 9 persona nëpërmjet njohjeve në Twitter, 30-vjeçari japonez dënohet me vdekje

Një i ri 30-vjeçar që vrau nëntë njerëz pasi i kontaktoi ata në Twitter është dënuar me vdekje.

Japonezi Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitter”, u arrestua në 2017 pasi pjesët e trupave që kishte vrarë iu gjetën në banesën e tij.

30-vjeçari kishte pranuar vrasjen dhe copëtimin e viktimave të tij – pothuajse të gjitha ishin gra të reja që takoi në platformën e mediave sociale.

Vrasjen e të riu nxitën edhe një debat të madh për mënyrën e krimeve nëpërmjet internetit.

Mediat lokale raportuan se më shumë se 400 njerëz u paraqitën për të parë ekzekutimin e vendimit, pavarësisht se gjykata kishte vetëm 16 vende në dispozicion për publikun.

Mbështetja publike për dënimin me vdekje mbetet e lartë në Japoni, një nga vendet e pakta të zhvilluara që ruan dënimin me vdekje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet