Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Drejtësia ka vdekur”, të rinjtë e Durrësit protestojnë me arkivol

Disa të rinj në Durrës kanë gjetur një formë jo pak të zakontë për të protestuar për vrasjen e të riut Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Mësohet se ata ishin nisur drejt Drejtorisë së Policisë, duke mbajtur një arkivol të mbuluar me flamurin shqiptar në duar, ndërsa janë ndalur nga efektivët.

Mësohet se ata janë ndaluar në afërsi të rotondos, ndërsa në polici është shoqëruar kreu i FRPD-së në Durrës, Artjon Bajrami mes shumë debateve.

Të rinjtë pohuan se zgjodhën që të protestonin me një arkivol për të treguar simbolin se ‘Drejtësia ka vdekur’.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet