Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Detajet tronditëse/ Kush është punonjësi i policisë që vrau aksidentalisht vajzën

Punonjësi i Policisë së Kosovës, i cili dyshohet se aksidentalisht ka vrarë vajzën dhe më pas ka qëlluar veten e tij është Salih Mazreku. IndeksOnline ka siguruar fotografinë dhe thotë se Mazreku shërbente në Policinë Kufitare të Kosovës.

Mbetet ende e paqartë si e ka vrarë vajzën ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në banesën e tyre në Prizren ku u gjetën të pajetë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Lajmin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës:

Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent.

Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet