Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Britanikët kundër vaksinës, përleshje dhe kaos në Londër

Skena kaotike në kryeqytetin e Anglisë teksa qindra protestues kundër vaksinës janë përleshur me forcat e sigurisë. Ata mbanin postera anti-vaksinë dhe anti-bllokim ndërsa ishte e dukshme mungesa e maskës.

Dhjetra persona u arrestuan.Këto reagime vijnë në një kohë kur Britania e Madhe vazhdon shpërndarjen masive të vaksinës kundër Covid-19, të siguruar nga kompanitë Phizer dhe BioNtech. Kryeministri Boris Johnson ishte një nga të parët që iu injektua vaksina.

Por ndërkohë, Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi se është gjetur një variant i ri i koronavirusit, që po perhapet më shpejte në disa pjesë të Anglisë.

MATT HANCOCK

SEKRETARI BRITANIK I SHËNDETËSISË

“Ne kemi identifikuar aktualisht mbi 1,000 raste me këtë variant të ri , kryesisht në jug të Anglisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë është njoftuar dhe mund të them se nuk kemi të dhëna që sugjerojnë se ky mutacion shkakton sëmundje më të keqe apo se vaksinat nuk do të funksionojnë më. Duhet të tregohemi vigjilentë dhe të kujdesshëm.”

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Europë. Vendi po përballet me masa më të rrepta kufizuese përpara festave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet