Gjykata ka liruar ditën e sotme edhe 3 protestues të tjerë, të ndaluar si pjesëmarrës në tubim e organizuar në kryeqytet ndaj vrasjes së Klodian Rashës. Masat gjatë dites së sotme janë shqyrtuar nga gjyqtari Kastriot Gramshi.
Numri total i personave të dalë përballë Gjykatës që nga fillimi i protestave shkon në 87.
Ditën e sotme pritet të mbahet dhe protesta e radhës e cila shënon dhe protestën numër 7 të organizuar në Tiranë. Policia i është përgjigjur protestuesve të rinj me arrestime massive dhe përdorim të menjëhershëm të gazit lotsjellës dhe makinave ujëhedhëse.