Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Akuzat se doli kundër protestave për vrasjen e Klodianit, Kushi: Është shpifje, jam kundër dhunës

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pasi në rrjet kanë qarkulluar zëra se ajo ka dalë kundër protestave që janë zhvilluar në vendin tonë kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

” Në rrjetet sociale kam lexuar sot disa postime ku pretendohet se unë jam shprehur në media kundër protestuesve me disa epitete që e kam të vështirë t’i shkruaj këtu sepse nuk janë asnjëherë pjesë e fjalorit tim.

Jam mësuar gjatë gjithë jetës të mbaj përgjegjësi për çdo deklaratë e fjalë të thënë nga goja ime, por aq më tepër tani përgjegjësia është edhe më e madhe sepse përfaqësoj institucionin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, thotë Kushi.

Kushi ka përgënjeshtruar fjalët që kanë dalë duke thënë se është keqcituar dhe është shpifur ndaj saj.

Në vijim të deklaratës së saj ajo thotë se është pro protestave por kundër atyre të dhunshme, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta.

“Prandaj, nuk mund të rri pa përgënjeshtruar sa herë shpifet ndaj meje, apo sa herë keqcitohem, me apo pa dashje.

Në çdo intervistë jam shprehur se i vlerësoj protestat si një ndër arritjet tona më të mëdha, e sa më e qetë e qytetare protesta, aq më e fortë kauza e saj.

E ndërkohë pa dyshim jam shprehur kundër dhunës në protesta, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta.

Për këta kemi të gjithë detyrimin që t’i edukojmë me vlerat më të mira të demokracisë, qytetarisë, paqes dhe tolerancës”, shton ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet