Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Zorra qorre e Edi Ramës”, Petrit Vasili: Policia shkeli ligjin si banditë të vërtetë

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka një paralajmërim për policinë, që e quan ‘zorra qorre e Edi Ramës’ duke e akuzuar për shkelje të ligjit.

Në një postim në “Facebook”, Vasili kujton kohën kur policia ndërhyu për teatrin, ndërkohë që thotë se sot e ka humbur tërësisht autoritetin ligjor dhe fytyrën duke e përdorur ligjin kundër qytetarëve. Sipas tij policia, llogarinë do ta ketë me popullin.

POSTIMI I PLOTË

Policia e turpit, zorra qorre e Edi Ramës, që shkel ligjin!!!

Policia shkeli ligjin si banditë e vërtetë, kur prishi Teatrin mu në mes të gjendjes se jashtëzakonshme të shpallur për shkak të pandemisë dhe u lëshua me qindra policë sup me sup kundër çdo rregulli për mospërhapjen e Pandemisë.

Sot po e njëjta polici sot bën sikur po zbaton ligjin ndërkohë që nuk është as gjendje e jashtëzakonshme dhe pengon çdo lloj proteste.

Kjo polici është shndërruar në një zorrë qorre të Edi Ramës duke humbur tërësisht autoritetin ligjor dhe fytyrën duke e përdorur ligjin kundër qytetarëve.

Mos harroni se do përgjigjeni deri në një për këtë pozicion kriminal që po merrni.

Llogarinë do ta keni me popullin, që do t’ju gjejë edhe në vrime të miut e s’do të ketë as Edi Ramë dhe as dreq që do t’u dale për zot se do kenë hallin e kokës së tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet