Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Vetëm doktori i Berluskonit më shëron”, shqiptari ikën ilegalisht në Itali për tu kuruar nga COVID-19

Nëpër mediat italiane është duke qarkulluar një lajm, i cili lidhe me një shtetas shqiptar i infektuar nga koronavirusi, që ka udhëtuar me avion drejt Italisë dhe është kuruar nga mjeku që i shpëtoi jetën ish-kryeministrit.

Sipas publikimit të medias Libero Quotidiano ku thuhet se: “Ishte ditë e enjte, 10 Dhjetor, kur në Tiranë, një burrë me inicialet N.S., rreth 50 vjeç, ishte i shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Për rreth dhjetë ditë ai kishte shfaqur simptomat tipike të një infeksioni me koronavirus, ato që mjekët thonë se janë “të përputhshme” me Covid-19.

Mjeku i kishte përshkruar terapinë fillestare për të luftuar virusin, derisa i sugjeruan një skaner dhe testet e gjakut. Rezultatet flisnin për lajme shumë të këqija.

N.S. trembet. Mjeku i thotë sinqerisht se ka shumë pak për të bërë për të”.

Në shkrim thuhet më tej se: “Ai e paralajmëron për ekzistencën e një rreze drite, por të largët, mbase të paarritshme. Që nëse do të ishte në Itali do ta dërgonte në San Raffaele në Milano ku është “profesori i famshëm Alberto Zangrillo, anestezist, i cili është më i miri nga të gjithë dhe ka zhvilluar një trajtim që po jep sukses edhe në raste shumë të rënda” .

“Pacienti i dëshpëruar kujton se këtë emër e pa dhe e dëgjoi të fliste në televizion, ai shëroi Berlusconin, 84 vjeç dhe me probleme të mëparshme. Çfarë të bëj? Ai natyrisht nuk dëshiron të vdesë. Dhe pastaj vendos të provojë. Troket në derën e Zangrillo që do ta shërojë atë.

Rezervon një fluturim për në Milano. Shikoni njoftimet e ambasadës italiane në Tiranë. Ato janë perfekte. Duhet gjithashtu të theksohet se, në kohën e hyrjes në Itali, kontrollet janë rigoroze dhe të sakta dhe se refuzimi në kufi është i mundur nëse dokumentacioni i paraqitur nuk është i pershtatshem.

Por dokumentacioni i shiptarit N.S.? Covid! Dhe çfarë bën pacienti ynë? Mberrin te Premten 11 Dhjetor. Arrin me taksi nga Malpensa në San Raffaele. “Unë kam ardhur nga larg, po kërkoj profesorin Zangrillo”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet