"Vajta si vajzë dibrane tek familja Rasha", Kryemadhi zbulon bisedën me Yuri Kim: I thashe se...

Politikë
"Vajta si vajzë dibrane tek familja Rasha", Kryemadhi zbulon

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zbuluar në “Log.” bisedën me ambasadoren e SHBA në Shqipëri pas nisjes së protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Ajo tha se Kim i ka kërkuar të bëjë një deklaratë për ndaljen e dhunës nga të rinjtë por shtoi se nuk e ka pranuar këtë kërkesë për sa kohë ajo nuk është organizatore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo tha se i ka treguar ambasadores së ka qenë në familjen Rasha për ngushëllime, detaj ky i pabërë publik më parë, duke theksuar se e ka bërë këtë gjest si vajzë dibrane.

“Kim e bëri publike. Në radhë të parë na përgëzoi për angazhimin e LSI për reformën zgjedhore.

E dyta ishte e shqetësuar për vrasjen e Klodian Rashës dhe kërkonte një distancim ose një deklaratë.

Unë i thashë nuk kam pse të bëj deklaratë për sa kohë nuk jam organizatore. Anëtarë të LSI janë aty si qytetarë dhe si vëzhgues për të parë ata që dhunojnë të rinj dhe të reja.

Do të kemi hapat tona një pas një. Ne do t’i çojmë në institucionet e drejtësisë. Mund të pyesni PD për padinë ndaj Ardi Veliut.

Ne kemi bërë sot padi për shpifje që të mos thonë pastaj që Reformë në Drejtësi solli risi. Mos harrojmë që e gjithë kjo gjë solli fakte argumente.

Ajo që është e rëndësishme që unë i thashë Kim që kam qenë në familje, kam pirë një kafe dhe nuk e kam bërë publike. Unë kam shkuar si vajzë dibrane.

Padia e prokurorisë është tejkalim i kompetencave për vetëmbrojtje. Vetëmbrojtje me kurriz?

Ambasadorja sipas të dhënave të saj, kishte të dhëna që paguheshin protestues për të dalë në protestë për të dhunuar.

Do të ishte mirë që këto t’ia çojnë drejtësisë. Ajo më kërkoi që unë si kryetare e LSI të merrnim masa që me të rinjtë tanë t’i largonim nga dhuna.

Unë jam bëra të qartë që në filozofinë e Monika Kryemadhit të shkatërrosh, është të bësh Edi Ramën nga kriminel në viktimën”, deklaroi Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT