Ultimatumi i Kim/ Mblidhet sot KED, miraton listën përfundimtare të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Politikë
Ultimatumi i Kim/ Mblidhet sot KED, miraton listën përfundimtare

Këshilli e Emërimeve në Drejtësi mbildhet ditën e sotme dhe në rend dite ka diskutimin dhe votimin e listës përfundimtare të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbledhjen e zhvilluar para 3 ditësh sa i takon ngritjes dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, KED ka vendosur lejimin e kandidatit të Përparim Kalos për kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Por nga ana tjetër ka vendosur ndalimin e kandidimit të Klajdi Mones për vakancën e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese. Mones sipas KED i është ndaluar kandidimi pasi ka patur mangësi të kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë mbledhjen e sotme, për ditën e hënë, datë 14.12.2020, në të cilën do të shqyrtohet pika e fundit e rendit të ditës: diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës, të cilat do të dërgohen më pas pranë organit të emërtesës", thuhet në njoftimin e bilancit të mbledhjes së para 3 ditëve.

Ky vendim i KED për të miratuar listën finale vjen pas ultimatumit të dhënë nga ambasadorët, konkretisht nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim e cila ka përsëritur thirrjet për të bërë funksionale brenda këtij viti Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka theksuar se nuk duhet të pritet derisa BE të marrë një vendim.

Kim në një intervistë para 4 ditësh tha se beson që brenda 31 dhjetorit Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale dhe se për këta ka marrë dhe fjalën e presidentit Ilir Meta dhe Kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

ME TE LEXUARAT