Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim ne Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Grapsh”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Benz”, tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet