Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U bë e njohur me “Mimoza Llasticën”/ Aktorja i futet politikës, bëhet pjesë e PS

Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler e njohur për rolin e saj si personazhi i “Mimoza llasticës” do t’i futet politikës.

Lajmin e ka konfirmuar ajo vetë duke u shprehur se ka dërguar edhe ajo videon e saj në platformën “Deputeti që duam”, të nisur nga Partia Socialiste.

Në një lidhje live me emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka treguar se ka shumë për të punuar dhe se shpreson që të jetë pjesë e të spikaturve për t’u bërë pjesë e fushatës për 2021.

“Do ta mirëprisja këtë angazhim timin. Përmes ‘Deputetit që duam’ kam kërkuar të jem pjesë e kësaj fushate. Të jem zëri i atyre që përfaëësoj aty lart në Parlament.

Ngelet për t’u parë, kam shprehur dëshirën. Kam dërguar një video dhe pastaj gjërat duhen parë.

Dëshira nga ana ime është e fortë. Kam shumë për të bërë për të thënë e për të krijuar.

Mendoj se duhet të flasë për arsimin, familjen, shëndetin, jetën, vdekjen, sigurinë dhe çdo komponetet tjetër. Mendoj se kam aftësinë për ta bërë,“- u shpreh ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet