Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U akuzua për sulm kibernetik në SHBA, reagon Rusia: Nuk kemi lidhje

Rusia ka mohuar se është ajo që fshihet pas sulmeve kibernetike në Departamentin e Thesarit dhe Tregtisë. Në një deklaratë zyrtare, Kremlini ka thënë se nuk dinë asnjë rreth sulmit të brendshëm në këto dy departamente.

Nga ana tjetër burime për Reuters, bëjnë me dije se personat që fshihen pas sulmit punojnë për Rusinë dhe shtojnë se deri tani është zbardhur vetëm maja e ajsbergut.

Një person i njohur me këtë çështje tha se sulmi ishte aq serioz sa kishte çuar në një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë akuzat dhe u shpreh se ka qenë Rusia ajo që ka ofruar marrëveshje dhe ulje të tensioneve.

“Unë i hedh poshtë këto akuza dhe përsëri dua t’ju kujtoj se ishte Presidenti Vladimir Putin ai që propozoi që pala keqkuptimet të përfundonin në një marrëveshje mbi sigurinë kibernetike“, tha Peskov.

Më herët është raportuar se dy departamentet kanë rënë pre e një sulmi dhe se ishin krijuar probleme në rrjetet e brendshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet