Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tifozët hapin peticion/ Florian Marku i zhgënjyer me gjyqtarin: A po talleni me mua që vendosni barazim?

Florian Marku dhe Jamie Stewart u përballën mes tyre të shtunën në mbrëmje dhe ndeshja në fund u mbyll në barazim. Boksieri shqiptar e kontestoi vendimin e gjyqtarit, ndërkohë që më pas lëshoi edhe deklarata mjaft të forta.

Tifozët e Markut gjithashtu nuk e kanë pritur mirë vendimin e gjyqtarit, sikurse edhe trajneri e menaxheri. Përballja e boksierit shqiptar ka marrë komente të shumë, ndërkohë që fansat kanë menduar të nisin edhe një peticion me titullin: “Jepini Florian Markut fitoren që meritonte dhe pushojeni gjyqtarin”.

Mes të tjerash, në qëllimin e organizimit të këtij peticioni shkruhet: “Ne nuk mund t’i lejojmë këta gjyqtarë joprofesionistë të vazhdojnë ta bëjnë këtë me luftëtarët. Të hidhen poshtë të gjitha sakrificat dhe puna e bërë prej një gjyqtari, nuk është e drejtë. Nënshkruani peticionin jo vetëm për Markun, por për të ardhmen e boksit”.

 

ÇFARË DEKLAROI MARKU – “Si mund të jetë barazim, sidomos me raundin 10-8 kur e rrëzova poshtë. Rivali më goditi vetëm një herë. Kështu më shkatërrojnë karrierën. Për çfarë është boksi, për të goditur në doreza? A e njohin boksin këta gjyqtarë? A marrin vesh nga boksi.

Unë e ula në tokë atë. A po talleni me mua që e vendosni barazim. Ai nuk më dha asnjë goditje të pastër. Po e godisja atë në çdo raund, po lëvizja dhe ai nuk po më godiste. Po më gjuante vetëm në doreza. Nuk e di…

Jam shumë i zhgënjyer me këtë arbitër, me gjykimin dhe gjithçka. E di pse ai e dha barazim, sepse jam nga Shqipëria. Kjo është e gjitha. Arbitri nuk ishte në krahun tim. Ai nuk ma dha ndeshjen vetëm pse nuk më pëlqente mua.

Njerëzit që e kanë parë ndeshjen do të kenë të njëjtin menduam me mua. A do ketë ndeshje tjetër? A patë ndonjë ndeshje të mirë nga Jamie Stewart? Si mund t’i jap atij një ‘rematch’? Nuk më intereson shumë, unë e fitova këtë ndeshje”, tha Marku pas ndeshjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet