Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump e mohon: Nuk do të jem ndër të parët për të marrë vaksinën antiCOVID, zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë duhet ta marrin më vonë

Presidenti i SHBA, Donald Trump pranon se nuk është planifikuar që të jetë ndër të parët që do marrë vaksinën ndaj COVID-19.

Mediat amerikane njoftuan se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do ishin ndër të parët që do e merrnin vaksinën ndaj COVID-19, që fillon që sot në SHBA, por duket se Trump ka ndryshuar planet.

Sipas Presidentit në detyrë të SHBA, zyrtarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet ta marrin më vonë, përjashtim vetëm rastet e nevojshme.

Ai konfirmon se e ka kërkuar këtë rregullim për zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë dhe se shpreson që dhe vetë të vaksinohet në kohën e duhur.

STATUSI NGA DONALD TRUMP

Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën disi më vonë në program, përveç nëse është e nevojshme posaçërisht. Unë kam kërkuar që të bëhet kjo rregullim. Nuk jam planifikuar të marr vaksinën, por shpresoj ta bëj këtë në kohën e duhur. Faleminderit!

People working in the White House should receive the vaccine somewhat later in the program, unless specifically necessary. I have asked that this adjustment be made. I am not scheduled to take the vaccine, but look forward to doing so at the appropriate time. Thank you!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 14, 2020

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet