Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tashmë shërbimi dializës falas për qytetarët edhe në spitalet COVID, Manastirliu poston videon

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin e saj social Facebook bënë me dije se shërbimi i dializës do të ofrohet falas për pacientët në nevojë edhe pranë spitaleve COVID.

Në videon e postuar shfaqen pacientë të cilët shprehin gatishmërinë që ka personeli mjekësor ndaj tyre, në çdo pavion për ty shërbyer qytetareve.

“Shumë shërbim i mirë. Dializa falas shumë e mirë. Disa herë mua më ka shpëtuar jetën. Shërbimi i shkëlqyer. Jemi shumë mirë. Infermieret i kemi shumë të mira. Janë shumë punëtore. Nuk i thërret dy herë. Jo për t’u bërë qejfin, se ne jemi këtu, luftojmë me jetën. Personeli është më i gatshmi ma do mendja nga çdo pavion tjetër që të shërbejnë. Falë këtyre jemi gjallë ne. Puna e tyre na mban në jetë”, këto janë disa dëshmi të pacientëve të cilët kanë marrë shërbimin.

Aktualisht në QSUT shërbimin e dializës falas e përfitojnë rreth 115 pacientë në muaj, ndërkohë që siç tregon dhe infermierja e shërbimit të dializës, ky shërbim ofrohet edhe në spitalet Covid.

“Aktualisht në qendër e marrin shërbimin rreth 110-115 pacientë në muaj. Kemi punuar gjatë gjithë kohës pa ndërprerje. Kemi kaluar edhe personel por edhe aparatura në spitalin infektiv që edhe pacientët e tjerë nga qendrat e tjera të marrin shërbimin e duhur të hemodializës atje”, tha infermierja.

VIDEO

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet