Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Stresi në kërkim nga policia, Noizy: Protesta është bërë politike edhe qorri e sheh

Reperi Rigels Rajku, gjithashtu i njohur si Noizy ka folur lidhur me protestën për vrasjen e Klodian Rashës, thuajse një javë më parë nga Policia e Shtetit.

Ai shkruan se protesta ishte e politizuar, ndaj kishte një propozim për të gjithë kolegët e tij.

Ai kërkoi që ta kontaktojnë për të mbledhur fonde dhe për të mbledhur para për t’i ardhur në ndihmë familjes së Klodianit dhe prindërve të tij.

“Kush nga artistat do bashkohet me mua të ndihmojmë familjen e Klodianit? Më shkruani… Unë them të ndihmojmë atë familjen sesa të merremi me protesta për të mbrojtur bythët tona.

Asnjë parti s’do na sjelli bukë tek shtëpia, secili person lugën e çon tek goja e vetë para se tek e tjetrit.

Protesta është bërë politike edhe qorri e sheh…unë s’jam as me lali Erin, as me Edin, as me lali Lulin, as me lali Ilirin, unë jam me familjen time dhe të shtetit tim, të shkatërrojmë shtetin është të shkatërrosh shtëpinë tënde.

Të ishim aq protestuesa të mëgjenj ne, duhet të dilnim në protestë në shumë e shumë raste të panumërta.

Gjithsesi shumë do fillojnë me mesazhe si përherë duke sharë, por unë prapë them kush nga artistat është për të ndihmuar familjen e Klodianit? Unë nesër kam ndërmend të shkoj për vizitë,”-shkruan Noizy

Nga ana tjetër, rivali i tij reperi Stresi është shpallur në kërkim nga policia për organizim të protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet