Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shqipja i kërkon publikisht borxhin Mevlanit: S’kam marrë akoma eurot

Ish-konkurentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka akuzuar Mevlanë Shabën, i cili është pjesë e emisionit të dashurisë, se nuk i ka dhënë paratë që i ka borxh.

Në një mini-intervistë me fansat e saj në “Instagram”, Hysenaj është pyetur se cilin nga konkurentët zgjedh Andin apo Mevlanin, ndërsa ka treguar se ky i fundit i ka para borxh.

“Mevlani të më japë njëherë borxhin që më ka, se sa herë më kujtojnë Mevlanin më kujtohen eurot që s’kam marr akoma”, shkruan Shqipja.

Shqipe Hysenaj është ndër personazhet më të folur pasi u largua nga emisioni i “Përputhen”, për shkak se bullizoi konkurentët, por ajo ka vendosur të mos heq dorë nga këta të fundit, duke i ngacmuar nëpër postime herë pas here.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet